DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË

STRUKTURA E MINISTRISË PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

 

  1. Sektori për sistem politik

Sektori për sistem politik ëdhtë kompetent për kryerjen e detyrave dhe obligimeve që vijojnë:

 

  • organizon, drejton dhe koordinon punën për sigurimin e përkrahjes Qeverisë për realizimin e prioritetit strategjik lidhur me obligimet që dalin nga Marrëveshja Kornizë në funksionimin e sistemit politik;
  • shqyrton çështje lidhur me zbatimin e politikave për realizimin e ligjeve;
  • ndjek zbatimin e dispozitave dhe propozim aktet nga sfera e sistemit politik;
  • në mënyrë aktive merr pjesë në ndërtimin e sistemit juridik dhe ligjëshmërisë;
  • përgatit materiale profesionale – analitike nga kompetenca e vetë për nevojat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • bashkëpunim ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me jetën politike dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive;
  • përgatit raport nga sfera e sistemit politik;
  • përgatit analiza nga sfera e sistemit politik;
  • shqyrton propozime për sjelljen e ligjeve, propozim-ligje, dhe akte tjera dhe akte të përgjithëshme nga sfera e sistemit politik, si dhe çështje në lidhje me zbatimin e politikës së realizimit të ligjeve;
  • siguron koordinim dhe pajtueshmëri të punës së organeve të administratës shtetërore për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë;
  • propozon sjelljen e planeve aksionale që kanë të bëjnë me jetën politike dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive;
  • bashkëpunon dhe jep përkrahje institucioneve tjera të administratës në lidhje me realizimin e të drejtave që burojnë nga Marrëveshja Kornizë;
  • kujdeset për koordinimin e aktiviteteve të organeve të administratës dhe realizimin e bashkëpunimit të jashtëm me institucionet e jashtme dhe donatorët që kanë të bëjnë me jetën politike dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive;
  • për nevojat e Qeverisë dhe organeve tjera të administratës, kujdeset për përgatitjen e materialeve analitike që kanë të bëjnë me funksionimin e sistemit politik;
  • siguron kushte për përgatitjen në kohë të raportit për realizimin e prioritetit strategjik lidhur me obligimet që burojnë nga Marrëveshja kornizë;
  • çështje tjera që kanë të bëjnë me jetën politike dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive,

 

2.Sektori për ndjekjen dhe avancimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë

Sektori për ndjekjen dhe avancimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë është kompetent për kryerjen e detyrave që vijojnë:

 

  • E organizon, drejton dhe e koordinon punën për sigurimin e përkrahjes së Qeverisë për realizimin e prioritetit strategjik, lidhur  me obligimet të cilët rrjedhin  nga Marrëveshja kornizë e Ohrit, në ndjekjen dhe avansimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të qytetarëve që i përkasin bashkësive etnike  në të gjitha organet e pushtetit shtetëror dhe institucioneve të tjera publike në të gjitha nivelet,
  • propozon sjelljen e metodologjisë për përgatitjen e planeve aksionale për përfaqësim adekuat dhe të drejtë;
  • propozon sjelljen e Planit Aksional për përfaqëlsim adekuat dhe të drejtë;
  • kujdeset për koordinimin e aktiviteteve të organeve të administratës shtetërore si dhe realizimin e bashkëpunimit të jashtëm me institucionet e jashtme dhe donatorët  në lidhje me përfaqësimin adekuat dhe të drejtë;
  • rregullisht komunikon dhe koordinon realizimin e detyrave të ndërmarra në bazë të planeve vjetore me ministritë përkatëse dhe organet tjera të administratës shtetërore;
  • për nevojat e Qeverisë dhe organeve tjera të administratës shtetërore përgatit materiale analitike profesionale nga sfera e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • përgatit Raport për përfaqësim adekuat dhe të drejtë ;
  • zbaton vendime konkrete për punët që lidhen me përfaqësimin adekuat dhe të drejtë dhe jep rekomandime për zbatimin e tyre;
  • realizon kontakte të përhershme dhe bashkëpunon me Zyrën e Kryetarit të Qeverisë, Këshillin Ekonomik dhe Juridik të Qeverisë , sektorët kompetent në ministri si dhe institutet shkencore dhe institucione;
  • jep mendime për Planet Vjetore të organeve të administratës shtetërore , institucioneve tjera dhe ndërmarrjeve publike në lidhje me përfaqësimin adekuat dhe të drejtë;
  • merr pjesë në përgatitjen e Propozim-vendimeve për prioritetet strategjike të Qeverisë;
  • merr pjesë në përgatitjen e Propozim-Programit vjetor të Qeverisë dhe ndjek zbatimin e saj

3.Sektori për punë të përgjithshme dhe juridike

 Sektori për punë të përgjithshme dhe juridike është kompetent për kryerjen e punëve dhe detyrave siç vijon:

 

  • kryen ndjekjen dhe zbatimin e ligjeve dhe rregullave tjera dhe akte të përgjithshme në lidhje me çështje juridike dhe të tjera,
  • kryen detyra normativo-juridike dhe profesionalo – operative në sferën e çështjeve juridike dhe të sferave tjera;
  • kryen punë të cilat kanë të bëjnë me përkrahjen informatiko-teknologjike;
  • konsultohet me ministritë për vlerësimin e kualitetit të materialeve dhe për përshtatshmërin e formës së tyre;
  • siguron zhvillimin dhe punën e infrastrukturës informatike për përkrahjen e Ministrisë,
  • ndjek zhvillimin e teknologjive informatike të reja dhe i studion nevojat për sjelljen e serviseve informatike në Ministri;
  • kujdeset për sigurimin dhe mbrojtjen e sistemit informatik në Ministri,
  • i koordinon aktivitet në lidhje me pranimin , rishikimin, shpërndarjen dhe evidentimin e e akteve përzgjedhjen rrjedhëse të lëndëve arkivore dhe ndarjen e materialit dokumentar për shkatërrim;
  • mban shënime ditore për punët e kryera;
  • kryen punë të tjera administrativo-teknike të cilët sipas karakterit dhe llojit i përshtaten këtyre detyrave;
  • merrë pjesë në përgatitjen e Propozim-vendimeve për prioritetet strategjike të Qeverisë;
  • bashkëpunon me Avokatin e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me mbrojtjen juridike të drejtave pronësore dhe interesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut , kur si palë në procedura para gjygjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriurt paraqitet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Miniatria;
  • Bashkëpunon me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonsë së Veriut në lidhje me mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve dhe gjithë personave të tjerë , kur të të njejtëve  u janë shkelur të drejtat me  akte, veprime dhe lëshimeve të veprimeve nga organet e administratës shtetërore dhe nga organet dhe organizatat e tjera të cilët kanë autorizime publike;
  • kujdeset për plotësimin e obligimeve që dalin nga Ligji për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik;
  • vepron sipas ankesave të qytetarëve të parashtruara deri te Zëvendës kryetari i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

  1. Sektori për çështje finansiare

Sektori për çështje finansiare është kompetent për detyrat dhe obligimet që vijojnë:

 

  • planifikimi dhe ndjekja e realizimit të buxhetit të Ministrisë;
  • kryen kontrollë direkte dhe mbikëqyrje mbi kryerjen e punëve dhe detyrave nga sektori;
  • kujdeset për përgatitjen e buxhetit vjetor të Ministrisë;
  • ndjek dispozitat ligjore dhe akte tjera nga sfera e punës materialo-finansiare dhe kujdeset për zbatimin e tyre ;
  • ndjek zbatimin e sistemit të rrogës dhe kompenzimeve të rrogës për nëpunësit administrtaiv ,si dhe mënyrën e avansimit të sistemit të rrogës në lidhje me zbatimin e komponentës kryesore dhe komponentës së veçantë të rrogës të nëpunësve administrativ dhe të punësuarëve tjerë në Ministri;
  • Siguron punë kontabiliteti;
  • Mban evidence për gjendjen e xhiro-llogarisë së Ministrisë dhe për harxhimet e mjeteve sipas pozicioneve;
  • Pranon dhe kontrollon vërtetësinë e librave të kontabilitetit  dhe dokumentet  të njëjtat I punon  dhe përpunon llogaritë për hyrje dhe dalje;
  • Kryen shënon ndryshimet në librin kryesor dhe ditarin në lidhje me kryerjen e planit finasiar, llogarinë  e mjeteve për nevoja të posaçme;
  • Mban librin e inventarit të pasurive të tundshme dhe të patundshme të Ministrisë;
  • mban kartela a analitike për çdo lëndë nga pajisjet e patundshmërive ;
  • Në bazë të faturave , врз основа на фактури, regjistron në ditarin e kontabilitetit të materialit dhe kartelat e kontabilitetit sipas llojit të mjeteve për materialet e konsumuara dhe të lëshuara nga magazine (veçmas sipas llojit të materialit), kryen pmban në ditarin evidence për inventarin e imët;
  • zbatimi i punës së thesarit dhe merr pjesë në përpunimin e llogarive periodike dhe llogarive vjetore të Ministrisë;
  • siguron realizim të shpalljeve publike për nevojat e Ministrisë;
  • kujdeset për ruajtjen dhe shfrytëzimin racional të materialit harxhues;
  • mban kontakte në nivel të duhur me organizata të mbrendshme, të huaja dhe ndërkombëtare;
  • bashkëpunon me Ministrinë e finansave për realizimin e prioriteteve strategjike nëpërmjet kyçjes së tyre në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut;

 

  1. Sektori për marrëdhënie me publikun

 

Sektori për marrëdhënie me publikun është kompetent për kryerjen e detyrave që vijojnë:

 

  • përpunim profesional i çështjeve për realizimin e mardhënieve me publikun, kurse janë të lidhura me realizimin e obligimeve që burojnë nga Marrëveshja kornizë;
  • qasje koherente për strataegji proaktive për komunikim;
  • komunikimi me opinionin dhe grupet tjera qëllimore;
  • kujdeset për azhurimin e Veb faqes;
  • kryen kontrollë të drejtëpërdrejtë mbi realizimin e detyrave dhe obligimeve të Sektorit;
  • koordinon , bashkon dhe drejton punën e Sektorit;
  • publikon  akreditacione dhe vërtetime për inçizim për mediat e jashtme;
  • organizon pres konferenca, brifize dhe kampanja informative në bashkëpunim me institucionet qeveritare ose me bashkëpuntorë të jashtëm, institucione , agjensione profesionale;
  • publikon kumtesa për opinionin.

 

 

6.Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar

 Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar është kompetent për kryerjen e detyrave dhe obligimeve që vijojnë:

 

  • punë dhe detyra që kanë të bëjnë me realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, të drejtat themelore të njeriut dhe realizimin e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO si dhe ndihma e huaj;
  • organizimi, drejtimi dhe koordinimi i punës në lidhje me sigurimin e përkrahjes së Ministrisë për zbatimin e Marrëveshjes kornizë, në realizimin e prioritetit strategjik lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar;
  • pjesmarrje në realizimin e prioriteteve të Planit Akcional për partneritet Evropian dhe obligimet nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim;
  • pjesëmarrje në realizimin e obligimeve nga Programi Nacional për procesin e miratimit të drejtës të Bashkimit Evropian në ligjëshmërin nacionale;
  • sigurimi i kushteve për përgaditjen në kohë të raportit deri te Qeveria, me qëllim të informimit për zbatimin e aktivitetve për bashkëpunim ndërkombëtar;
  • pjesëmarrje në grupet punuese për harmonizimin e ligjëshmërisë nacionale me aktet e BE dhe NATO;
  • propozimi dhe miratimi I metodologjisë për përgaditjen e planeve aksionale për bashkëpunim ndërkombëtar;
  • propozimi dhe sjellja e planit Aksional për bashkëpunim ndërkombëtar;
  • pjesëmarrje në aktivitete për realizimin e obligimeve që burojnë nha plani Aksional për anëtarësim, përgaditje dhe zbatimi I programeve Vjetore Nacionale të Republikës së Maqedonisë për përgaditjen e anëtarësimit në NATO;
  • përgaditja e informacioneve për përparimin e RM-së në realizimin e programës nacionale Vjetore për anëtarësim në NATO;
  • rregullisht merr pjesë në mbledhjet e Republikës së Maqedonisë me Këshillin Verior Atlantik të NATOS.

 

7.Sektori për përkrahje operative dhe profesionale

Sektori për përkrahje operative dhe profesionale është kompetent për kryerjen e punëve dhe obligimeve që vijojnë:

 

  • siguron planifikime dhe koordinim të aktiviteteve që kanë të bëjnë me përkrahjen operative dhe profesionale;
  • kryen kontrollë të drejtëpërdrejtë mbi kryerjen e detyrave të punës që kanë të bëjnë me përkrahje operative dhe profesionale;
  • kryen ndjekjen dhe zbatimin e ligjeve dhe akteve tjera ligjore në lidhje me përkrahjen operative dhe profesionale dhe çështje tjera, si dhe detyra tjera normative-ligjore dhe detyra operative nga kjo sferë;
  • punë dhe detyra në lidhje me përkrahjen teknike-informative;
  • kryen punë dhe detyra në lidhje me korespodencën, përgaditjen e materialeve për informim dhe raporteve për realizimin e aktiviteteve.

 

 

8.Sektori për kordinim dhe monitorim të procesit të decentralizimit

Sektori për kordinim dhe monitorim të procesit të decentralizimit  është kompetent për kryerjen e punëve dhe obligimeve që vijojnë:

 

  • organizimi, drejtimi dhe kordinimi i punës, për sigurimin e përkrahjes së Qeverisë, në realizimin e prioritetit strategjik lidhur me obligimet që burojnë nga Marrëveshja kornizë , në kordinimin dhe monitorimin e procesit të decentralizimit;
  • propozon sjelljen e metodologjisë për përgaditjen e planeve aksionale për kordinim dhe monitorim të procesit të decentralizimit;
  • propozon sjelljen e planeve Aksionale për kordinim dhe monitorim të procesit të decentralizimit;
  • kujdeset për kordinimin e aktiviteteve në organet e administrates shtetërore si dhe realizimin e bashkëpunimit të jashtëm me trupat e jashtëm dhe donatërët;
  • për nevojat e Qeverisë dhe organet tjera të administrates shtetërore  kujdeset për përgaditjen në koh[ të materijaleve profesionale analitike nga sfera e kordinimit dhe monitorimit të procesit të decentralizimit;
  • siguron kushte për përgaditjen në kohë të raportit për kordinimin e procesit të decentralizimit

 

9.Sektori për kulturë dhe arsim të pjestarëve të bashkësive etnike

 Sektori për kulturë dhe arsim të bashkësive etnike është kompetent për kryerjen e detyrave dhe obligimeve që vijojnë:

 

  • organizon, drejton dhe kordinon punën, për sigurimin e përkrahjes së Qeverisë, në realizimin e prioritetit startegjik lidhur me obligimet që burojnë nga Marëveshja kornizë , nga sfera e kulturës dhe arsimit të pjestarëve të bashkësive etnike;
  • kordinon aktivitete, në lidhje me përgaditjen, publikimin dhe shpërndarjen e publikimeve dhe avansimin e kulturës dhe arsimit të pjestarëve të bashkësive etnike;
  • sjell dokumente strategjike për avansimin e kulturës dhe arsimit të pjesëtrëve të bashkësive etnike;
  • kujdeset për kordinimin e aktiviteteve të organeve të administratës shtetërore, si dhe realizimi i bashkëpunimit të jashtëm me trupat dhe donatorët e jashtëm;
  • për nevojat e Qeverisë dhe organeve tjera të administratës shtetërore, kujdeset për përgaditjen në kohë të materialeve analitike dhe profesionale nga sfera e kulturës dhe arsimit të pjesëtarëve të bashkësive etnike;
  • siguron kushte për përgaditjen në kohë të raportit për avansimin e kulturës dhe arsimit të pjesëtarëve të bashkësive etnike;
  • bashkëpunon me institucionet arsimore për zhvillimin e arsimit fillor, të mesëm dhe arsimit të lartë të bashkësive etnike;
  • ndjek programet nacionale për kulturë;
  • përgadit raport për realizimin e dokumenteve strategjike në lidhje me kulturën dhe arsimin të pjestarëve të bashkësive etnike;
  • ndjek zbatimin  e Ligjit për përdorimin e simboleve të bashkësive etnike;

 

10.Sektori për avansimin e mardhënieve ndëretnike

 

Sektori për avansimin e mardhënieve ndëretnike është kompetent për kryerjen e detyrave dhe obligimeve që vijojnë:

 

  • organizon, drejton dhe kordinon punën, për sigurimin e përkrahjes së Qeverisë, në realizimin e prioritetit strategjik lidhur me obligimet që burojnë nga Marrëveshja kornizë për avansimin e mardhënieve ndëretnike;
  • kordinon aktivitetet në lidhje me përgaditjen, publikimin dhe shpërndarjen e publikacioneve për avansimin e mardhënieve ndëretnike;
  • propozon sjelljen e dokumenteve strategjike dhe avansimin e mardhënieve ndëretnike;
  • kujdeset për kordinimin e aktiviteteve të organeve të administartës shtetërore si dhe realizimi i bashkëpunimit të jashtëm me trupat e jashtëm dhe donatorët;
  • për nevojat e Ministrisë dhe organve tjera të administartës shtetërore, kujdeset për përgaditjen materialeve profesionale për avansimin e mardhënieve ndëretnike;
  • përgadit Raport për avansimin e mardhënieve ndëretnike;
  • i ndjek në mënyrë aktive dhe merr pjesë në avansimin e  mardhënieve ndëretnike;
  • Në mënyrë aktive merr pjesë në krijimin e ligjeve që tangojnë mardhëniet etnike.

 

11.Sektori për avansimin e gjuhës së pjestarëve të bashkësive etnike

 

 

Sektori për avansimin e gjuhës dhe bashkësive etnike është kompetent për kryerjen e detyrave dhe obligimeve që vijojnë:

 

  • Organizon, drejton dhe koordinon punën, për përkrahjen e Qeverisë për realizimin e prioriteteve strategjike , lidhur me obligimet që burojnë nga Marrëveshja kornizë, në sferën e gjuhës së pjestarëve të bashkësive etnike;
  • Koordinon aktivitete në lidhje me përgaditjen, publikimin dhe shpërndarjen e publikimeve për avansimin e përdorimit të gjuhës të pjesatrëve të bashkësive etnike;
  • Propozon sjelljen e dokumenteve strategjike për avansiminin e përdorimit të gjuhës të pjestarëve të bashkësive etnike;
  • Kujdeset për kordinimin e aktiviteteve të organeve të administrates shtetërore  si dhe realizimin e bashklëpunimit të jashtëm dhe donatërëve ;
  • Për nevojat e Qeverisë dhe organeve tjera të administratës shtetërore, kujdeset për kryerjen në kohë të përgaditjes së materialeve analitike profesionale, nga sfera e gjuhës së pjestarëve të bashkësisë etnike;
  • Siguron kushte për përgaditjen në kohë të avansimit të përdorimit të gjuhës të pjestarëve të bashkësisë etnike;
  • Përgadit raport për realizimin e dokumenteve në lidhje me përdorimin e gjuhës së pjestarëve të bashkësive etnike;
  • Ndjek zbatimin e Ligjit për gjuhën që flasin  më së paku 20%  e qytetarëve të RMV-ut dhe në njësitë e vetëqeverisjes lokale..