PËR MINISTRINË

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive ka për obligim të mbajë funksionimin e sistemit politik dhe koordinimin e mbështetjes së Qeverisë në realizimin e prioriteteve strategjike që kanë të bëjnë me detyrimet që burojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit.

Me datë 17 mars të vitit 2019 me dy të tretën e votave, gjegjësisht 80 vota PËR, Kuvendi miratoi dy ligje që transformuan Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive ka kompetenca mbi sigurimin dhe realizimin e mjeteve financiare të nevojshme për zhvillim të suksesshëm të procesit të realizimit të detyrimeve të cilat dalin nga Marrëveshja Kornizë në kuadër të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga donatorët.

Gjithashtu kjo ministri ka për obligim:

*sigurimin e koordinimit dhe harmonizimin e punës së organeve të administratës shtetërore për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë,

*avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive si grup i shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili jeton në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast pjesëtarët e tij kanë veçori të ndryshme etnike, gjuhësore, kulturore, religjioze e të tjera,

*ndjekjen dhe zbatimin e të drejtës së përdorimit të gjuhëve dhe alfabeteve të bashkësive,

*garantimin e mbrojtjes së identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të bashkësive,

*bashkëpunimin ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me jetën politike dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive,

*bashkëpunimin dhe kryerjen e punëve profesionale për nevojat e organeve të pushtetit shtetëror dhe lokal, në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në organet tjera shtetërore të themeluara në bazë të Kushtetutës dhe ligjit dhe në institucionet që kryejnë veprimtari nga sfera e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijës, sportit si dhe në veprimtari tjera me interes publik të përcaktuar me ligj, e të organizuara si agjenci, fonde, institucione publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga Qyteti i Shkupit, si dhe nga komunat e Qytetit të Shkupit,