MINISTËR

ARTAN GRUBI – АРТАН ГРУБИ

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Прв вицепремиер и министер за политички систем и односи меѓу заедниците

Profili në Twitter: https://twitter.com/ArtanGrubi

Biografia:

Artan Grubi është i lindur në Shkup më 7 qershor të vitit 1977. Arsimin fillor dhe të mesëm e ka mbaruar në Shkup, ndërsa arsimin e lartë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” ku mori titullin Gazetar i diplomuar. Studimet postdiplomike në degën Mediume dhe Komunikime i mbaroi në Fakultetin Juridik pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi” në temën “Roli i mediave të reja në shoqëritë në tranzicion”.

Grubi është doktorant në Universitetin Shtetëror në Tiranë, Fakulteti i shkencave sociale – politike dhe është para mbrojtjes së punimit me temë: “Roli i mediave në pjesëmarrjen civile në ndryshimet politiko-shoqërore”. Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Grubi ligjëron në Fakultetin e Gazetarisë në lëndët Teori dhe komunikim, Mediumet dhe konfliktet, Komunikimi interpersonal dhe Marrëdhënie me opinionin. Në Zgjedhjet Parlamentare në vitin 2014, Grubi u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Grubi u zgjodh përsëri deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në Zgjedhjet Parlamentare në vitin 2016.

Paraprakisht, Artan Grubi ka përvojë katërvjeçare me organizatat ndërkombëtare në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri, Holandë dhe Kosovë, pranë Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shkup, NATO, Tribunalin e Hagës dhe Agjencitë Amerikane për ndihmë me obligime të ndryshme operative. Artan Grubi ka njohje të shkëlqyer të gjuhës angleze, maqedone, njohje të gjuhës franceze dhe njohje elementare të gjuhës holandeze, si dhe të gjuhëve të vendeve të rajonit.

Grubi ka marrë pjesë në një numër të madh të seminareve, konferencave në vend dhe jashtë, takime shkencore etj. Prill 2016 – Gusht 2020 Kuvend Deputet Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane si dhe Kryetar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me SHBA-në, në ndërkohë ka qenë anëtar në Komitetin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Këshillin Nacional për Eurointegrime, Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve dhe Nënkryetar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim.

Prill 2014 – Dhjetor 2016 Kuvend Deputet Anëtar në Komisionet për Politikë të Jashtme, në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, në Komisionin për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit dhe Nënkryetar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim.

Мај 2011 – aktualisht Bashkimi Demokratik për Integrim Shef i Kabinetit/Këshilltar i Lartë Politik / Sekretar Organizativ i emëruar Shef i Kabinetit të Kryetarit të BDI-së dhe Këshilltar i lartë politik i tij, në vitin 2019 është zgjedhur Sekratar Organizativ i partisë. Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së partisë.

Мај 2013 – aktualisht Universiteti i Tetovës Asistent në Fakultetin e Gazetarisë Ligjërues në Fakultetin e Gazetarisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku ligjëron lëndët Teori dhe komunikim, Mediumet dhe konfliktet, Komunikimi interpersonal dhe Marrëdhënie me opinionin.

Мај 2006–Мај 2011 Lëvizja qytetare ZGJOHU Kryetar Themelues dhe Kryetar i OJQ-së më të madhe shqiptare dhe me më shumë ndikim në Maqedoni, ZGJOHU, e themeluar më 5 maj të vitit 2006 nga femra dhe meshkuj të suksesshëm të cilët kanë punuar me komunitetin ndërkombëtar ose jashtë vendit.

ZGJOHU! iniconte vendosjen e shoqërisë civile në korniza të komunitetit shqiptar në Maqedoni dhe kishte për qëllim promovimin e tolerancës më të madhe, barazisë dhe aktivizmit qytetar. Lëvizja u shndërua në organizatë ombrellë e 18 organizatave joqeveritare relevante shqiptare dhe ka organizuar projekte në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në Shkup, UNDP, Qytetin e Shkupit, Komunën e Çairit dhe Tetovës, etj., si dhe kampanja kundër dhunës në shkolla, përdorimin e armëve, dhunës zgjedhore, dhe të tjera. Organizata gjithashtu ishte shumë aktive në promovimin e vlerave perëndimore dhe nevojës për integrimin euroatlantik të Maqedonisë, por edhe në shprehjen e qëndrimeve të Komunitetit shqiptar dhe qytetarëve.

Mars 2008–Mars 2011 Mbretëria e Holandës Këshilltar politik Përcjellje nga afër e skenës politike dhe mbajtja e kontakteve të rregullta me faktorët kyç dhe krijuesit e mendimit. Mbajtja e raporteve të afërta me partitë politike dhe organizatat. Mbajtja e lidhjeve me organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të treta prezent në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vlerësim, këshillim dhe azhurim të ambasadës me të gjitha temat relevante kritike dhe politike dhe trendet në lidhje me procesin e tërësishëm të reformave në Maqedoni, si dhe me ngjarjet rajonale, posaçërisht në Kosovë dhe Shqipëri. Iniciativa personale për përmirësime të reja dhe të rekomanduara të çasjeve të përhershme, çasjeve strategjike dhe taktike ndaj problemeve politike.

Janar 2005 – Mars 2008 NATO Asistent Politik në Kabinetin e këshilltarëve politik të NATO-s. Përpilim i raporteve mbi situatën politike dhe të sigurisë në Maqedoni dhe rajon. Mbajtja e kontakteve dhe takimeve me përfaqësuesit e lartë të partive të ndryshme politike, Qeverisë dhe komunitetit ndërkombëtar. Përpilim dhe prezantim i brifingjeve politike mbi situatën e tërësishme politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për ngjarjet që kanë të bëjnë me antarësimin në NATO dhe BE. Informimin e selisë së NATO-s për çështjet politike/gjyqësore/ekonomike lokale dhe rajonale, posaçërisht për ato që kanë të bëjnë me mandatin e Zyrës. Mbajtja e kontakteve në nivel të punës me përfaqësues qeveritar, lider të komuniteteve dhe organizatave ndërkombëtare. Realizim të obligimeve të larta politike dhe operative.

Tetor 2000–Dhjetor 2004 Tribunali i Hagës Prishtinë, Hagë, Shkup Zyra e Prokurorit Realizim i obligimeve operative në Zyrën e prokurorit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Hagë, etj. Mbledhje dhe kontrollim i informacioneve për dëshmi të cilat janë potencialisht të lidhura me krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë dhe Maqedoni.

Maj 1999– Tetor 2000 CRS Menaxhues i Projektit Përgjegjës për menaxhimin e tërësishëm me programin për ushqim dhe strehim të refugjatëve. Bashkëpunim rreth çështjeve programore me partnerët për realizimin QRR dhe orgnizatat partnere ËFP, IFRC, MCI, ARC, ISOS dhe GRC. Koordinator i Projektit Programi për strehimore dhe rehabilitim në Kumanovë. Përgjegjës për pjesën për vetëndihmë. Koordinim i të gjitha aspekteve të seksionit për vetëndihmë, përfshirë tenderë, finalizim i vauçerëve dhe koordinim i pagesave. Organizata Amerikane CRS ju ndihmoi 1.150 familjeve në rajonin e Kumanovës me sanimin e shtëpive të tyre. Grubi është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.
Letër mandati – Artan Grubi.