Zëvendësministër

Xhabir Doko ka lindur më 14 Prill të vitit 1989 në Ohër.

Në vitin 2012 ka mbaruar studimet në Universitetin e Arteve Audiovizuale ESRA në Shkup si Regjisor i diplomuar.

Në vitin 2015 ka mbaruar studimet e ciklit të dytë në Universitetin Euro Ballkan në Shkup si Magjistër i studimeve të kulturës.

Në periudhën nga viti 2007-2009 ka punuar si Kordinator rajonal në British Council.

Nga viti 2009 deri në vitin 2011 ka punuar në Universitetin e Arteve Audiovizuale ESRA-Shkup në cilësinë e drejtorit të ESRAfest.

Nga viti 2011 ka punuar si Asistent regjisori i shfaqjes “Edhe  unë jam Orhani” Orhan Pamuk në IN Teatri Turk ku edhe është duke punuar si regjisor.

Nga viti 2017 deri në vitin 2019 ka qenë i angazhuar me punë në Qeveri në pozitën e Bashkëpunëtorit të jashtëm.

Doko ka qenë pjesëmarës në shumë konferenca dhe seminare si:

  • Kongresi i Gazetarëve të Vendeve Turkofone – 2015, Jalova, R. Turqia
  • Kongresi i 16-të i Botës Turke – 2014, Stamboll, R. Turqia
  • Kongresi i 2-të i Konfederatës Euroaziatike të Sindikatave – 2017, Ankara, R. Turqia
  • Konferenca Ndërkombëtare “E ardhmja e mediave të botës turkofone” – 2016, Girne, Qipro.V
  • Konferenca Ndërkombëtare “Pavarësia e R. Maqedonia dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës
  • së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë “- 2018, Stamboll, Republika e Turqisë
  • Akademia Politike – 2014, Instituti Friedrich Ebert
  • Platforma për Multikulturalizëm, 2014-2018, Instituti Progres për Socialdemokraci
  • Parlamenti Rinor, Instituti i Ohrit për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, 2016-2018.

Flet gjuhën turke si gjuhë amtare si dhe gjuhën maqedone, angleze dhe serbe.