Me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit, delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik, z.Artan Grubi, sot vizituan Muzeun e Alfabetit në Manastir.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi me këtë rast ka theksuar se 22 nëntori është një nga tre shtyllat e krijimit të kodit gjenetik identitar dhe modern shqiptar duke filluar nga 10 qershori i vitit 1878 Lidhja e Prizrenit, me shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe paraprakisht me Kongresin e Manastirit në vitin 1908, si tre nga shtyllat e historisë sonë moderne që fatmirësisht janë zhvilluar në tre trojet ku sot ne shqiptarët jetojmë, në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.
Grubi gjithashtu ka theksuar se 22 nëntori është një datë shumë e rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe ka përmendur faktin se kjo datë shënohet në mënyrë institucionale.
Jemi shumë të kënaqur që me përpjekjen e qeverisë, në bashkëpunim edhe me institucionin kombëtar Muzeun e Alfabetit, u arrite që të bëhet renovimi në shumë totale prej 240 mijë eurove dhe do të pasurohet akoma më tepër edhe me kontributin e Muzeut Kombëtar të Shqipërisë, të cilat ministri i jashtëm i Shqipërisë z. Gent Cakaj i ka siguruar si donacion nga Shqipëria. Biseduam edhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës që këtë punë ta bëjë edhe Kosova