Shkup, 19 Maj — Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 Majit – Ditës kombëtare të vllehëve nën organizimin e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe Drejtorisë për zhvillim dhe avancim të arsimit në gjuhën e komuniteteve u mbajt panel diskutimi me temë: “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”.
Në shtjellimin analitik të kësaj teme morrën pjesë zëvendës ministri për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Xhabir Doko dhe përfaqësues eminent të vllehëve në vendin tonë që theksuan nevojën e përkrahjes më të drejtëpërdrejtë dhe më konkrete nga ana e organeve të pushtetit qendror dhe atij lokal për revitalizimin e gjuhës dhe kulturës vllehe.
Pjesëmarrësit faleminderuan Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe Drejtorinë për zhvillim dhe avancim të arsimit në gjuhën e komuniteteve për organizimin e këtij aktiviteti duke potencuar nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit.