mpsoz.gov.mk
Friday, May 27, 2022
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN
mpsoz.gov.mk
Grubi takoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Grubi takoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

22/03/2021
in AKTIVITETE
A A

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, sot ka takuar kryebashkiakun e Tiranës, z. Erion Veliaj.

Grubi gjatë këtij takimi ka përgëzuar z. Veliaj për punën dhe angazhimin e tij që jep për Tiranën dhe me këtë rast i ka kërkuar Veliajt që ritmin me të cilin ai punon dhe vepron për kryeqytetin e Shqipërisë, ta kthejmë bashkë në thirrje të suksesshme për diasporën e Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i përgjigjet pozitivisht procesit të REGJISTRIMIT që tashmë ka nisur nga data 1 mars.

Veliaj nga ana e tij ka apeluar për regjistrimin e diasporës së RMV-së, pasi që me këtë veprim të tyre ata përmbushin një obligim moral dhe plot dinjitet.

Kryebashkiaku Veliaj gjithashtu ka shprehur konsideratë të lartë për zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe ka përshëndetur aktivitetin dhe rolin e tij në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit, zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj kanë përshëndetur përkushtimin e deritanishëm të diasporës së Maqedonisë së Veriut pasi që për më pak se një muaj pozitivisht ftesës për Regjistrim i janë përgjigjur më tepër se 100.000 banorë.

Grubi dhe Veliaj kanë biseduar edhe rreth bashkëpunimit dypalësh midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, me ç’rast të dy janë pajtuar se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të shkëlqyera dhe se të tilla do të mbeten çdoherë.

Aktivitete

Në MSP u mbajt panel diskutimi me temë “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”
AKTIVITETE

Në MSP u mbajt panel diskutimi me temë “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”

by e-mpsoz
19/05/2022
Vizita e nxënësve të SHF “Ismail Qemali” në MSP
AKTIVITETE

Vizita e nxënësve të SHF “Ismail Qemali” në MSP

by e-mpsoz
18/05/2022
Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8
AKTIVITETE

Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8

by e-mpsoz
03/05/2022
Grubi: Kryefjala e 100 ditëshit është stabiliteti në kohë të vështira për vendin, rajonin dhe botën
AKTIVITETE

Grubi: Kryefjala e 100 ditëshit është stabiliteti në kohë të vështira për vendin, rajonin dhe botën

by e-mpsoz
29/04/2022
  • Privacy Policy
  • KONTAKT

mpsoz.gov.mk © 2021

No Result
View All Result
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN

mpsoz.gov.mk © 2021

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar të përdorni këtë faqe në internet ju po jepni pëlqimin që cookie -t të përdoren.Visit our Privacy and Cookie Policy.