Grubi takoi edhe komunitetin boshnjak për regjistrimin

Shkup, 25 mars – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka realizuar takim edhe me përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Procesi i regjistrimit ka qenë pjesë e bisedës në këtë takim, ndërkohë që bashkërisht është diskutuar që të bëhet apel deri tek popullata e veçanërisht tek komuniteti boshnjak që të regjistrohen sa më shumë.

Në anën tjetër, Grubi ka theksuar se ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është në dispozicion të të gjithëve dhe zëri i përbashkët i të gjitha bashkësive kurse angazhimi i të gjithëve për të drejtat e njëri tjetrit mund të sjellë shoqëri të barabartë në vend.

Grubi u vë në dispozicion të komuniteteve për realizim të suksesshëm të regjistrimit 2021.

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth zhvillimeve të tjera shoqërore dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.