mpsoz.gov.mk
Friday, May 27, 2022
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN
mpsoz.gov.mk
GRUBI: Shpërndarja e nëpunësve administrativ përfundoi 2 muaj para afatit ligjor

GRUBI: Shpërndarja e nëpunësve administrativ përfundoi 2 muaj para afatit ligjor

22/01/2021
in PRESS
A A

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi thotë se vendimet e reja të punës administratorëve do tu ndahen deri në fund të javës së ardhshme.

Grubi sot tha se 1.349 nëpunësit administrativ të punësuar përmes programit K5 tashmë do të shpërndahen në 237 institucione organe të pushtetit shtetëror dhe lokal dhe në organe të tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin.

Sipas Grubit, nëpunësit shtetëror të cilët në afat prej 7 ditëve nuk do të vijnë të marrin vendimet e reja të punës, Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do tua ndërpret kontratat e punës dhe do t’i vendos në transfer listë nga ku ata me automatizëm duhet të paraqiten në institucionet që janë sistemuar.

Ky është fjalimi integral i z.Grubi në konferencën e sotme për shtyp:

Të nderuar,

Në frymën e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 40-të miratoi Planin për transferin e nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit K5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Në këtë proces të posaçëm administrativ kanë punuar nëpunës administrativ nga disa institucione, që nga përpilimi i Ligjit, përpilimin e Planit deri tek dhënia e Aktvendimeve dhe transferi i këtyre nëpunësve administrativ.

1.349 nëpunës, mes tyre më së shumti ekonomist dhe jurist, por edhe kuadër me shkollim të mesëm do të sistemohen në 237 institucione, organe të pushtetit shtetëror dhe lokal dhe në organe e tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin dhe në institucionet të cilat kryejnë veprimtari nga sfera e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijës, sportit, si dhe në veprimtari të tjera me interes publik të përcaktuar me ligj, por të organizuara si agjenci, fonde, institucione publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga qyteti i Shkupit, si dhe nga komunat në Qytetin e Shkupit.

Në këtë Plan ka Shqiptarë, Maqedonas, Rom, Turq, Serb dhe Boshnjak.

Transferi bëhet nëpërmjet sistemimit të të punësuarit në vendin e punës në nivel të njëjtë, përkatësisht në vendin e punës për të cilin i punësuari i plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në aktin e sistematizimit të vendeve të punës në institucionin në të cilin transferohet.

Në bazë të Planit për transfer, institucionet miratojnë vendim për sistemimin e të punësuarve ndërsa personat udhëheqës në institucionet janë të obliguar ta fillojnë procedurën e harmonizimit të akteve për sistematizim të vendeve të punës në afat prej 30 ditëve nga miratimi i Planit.

Ministria e Financave ka dhënë pëlqim për Planin, ndërsa Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës obligohet që në afat prej 7 (shtatë) ditëve të jep pëlqimin për ndryshimet e sistematizimeve të institucioneve ku do të bëhet transferi i nëpunësve administrativ.

Obligohen organet e administratës shtetërore për nëpunësit administrativ që do t’i sistemojnë, të ju mundësojnë trajnime profesionale me qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të tyre.

Të nderuar, me realizimin e këtij Plani institucionet në vend do të kontribuojnë në zbatimin e mëtejmë  të Marrëveshjes së Ohrit dhe realizimin e premtimit tonë si dhe programit qeveritar.

Aktivitete

Grubi dhe Balaj Halimaj: Mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës mbahet me 25 janar 2021
AKTIVITETE

Grubi dhe Balaj Halimaj: Mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës mbahet me 25 janar 2021

by e-mpsoz
16/12/2020
FOTO GALERIA
AKTIVITETE

Zëvendëskryeministri i parë Grubi vizitoi Manastirin: 22 Nëntori është shtylla e krijimit të kodit gjenetik identitar dhe modern shqiptar

by admin
21/11/2020
Grubi – Woutsas: Austria përkrahëse e fuqishme e politikave evropiane të Maqedonisë së Veriut
AKTIVITETE

Grubi – Woutsas: Austria përkrahëse e fuqishme e politikave evropiane të Maqedonisë së Veriut

by admin
21/11/2020
Grubi takoi ambasadorin italian Romeo: Italia partner i yni në rrugën e integrimit evropian
AKTIVITETE

Grubi takoi ambasadorin italian Romeo: Italia partner i yni në rrugën e integrimit evropian

by admin
22/11/2020
  • Privacy Policy
  • KONTAKT

mpsoz.gov.mk © 2021

No Result
View All Result
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN

mpsoz.gov.mk © 2021

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar të përdorni këtë faqe në internet ju po jepni pëlqimin që cookie -t të përdoren.Visit our Privacy and Cookie Policy.