mpsoz.gov.mk
Friday, May 27, 2022
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN
mpsoz.gov.mk
Grubi priti në takim Salome Zourabichvili, presidente e Gjeorgjisë

Grubi priti në takim Salome Zourabichvili, presidente e Gjeorgjisë

14/05/2021
in AKTIVITETE
A A

Shkup, 10 Maj – Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim znj. Salome Zourabichvili, presidente e Gjeorgjisë e cila po qëndron për vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet politike mes dy vendeve ishin një prej pikave që u diskutuan në takimin mes Grubit dhe Zourabichvili, duke i cilësuar kështu raportet në nivel të lartë, ndërsa vizita e presidentes gjeorgjiane në Shkup do të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin.

Integrimi në NATO dhe procesi i integrimit në Bashkimin Europian ishte temë e diskutimit mes tyre, derisa Grubi ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të ofrojë ndihmë nga përvoja e saj në rrugëtimin drejtë NATO-s si dhe të ndajë eksperiencë në pjesën e reformave që kërkohet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, rrugë kjo e cila është në vijim e sipër.

Si vend anëtarë në NATO, Grubi ka theksuar se tashmë marin pjesë në misione paqëruajtëse nëpër botë kurse buxheti në fushën e mbrojtjes këtë vit ka pasur rritje prej 1.57% nga BPV e që do të ketë rritje deri më 2% deri në vitin 2024.

Situata politike në Gjeorgji, raportet me vendet fqinje përfshirë këtu edhe Rusinë, konfliktet në Ukrainë dhe Nagorno Karabakh ishin pjesë e bisedës që presidentja Zourabichvili bëri gjatë këtij takimi me Zëvendëskryeministrin e parë Grubi, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut do të ofrojë bashkëpunim në procesin e reformave që do të bëhen në Gjeorgji, përfshirë këtu në fushën e drejtësisë, gjyqësorit e prokurorisë si dhe strukturat e sigurisë.

Bashkëpunimi ekonomik mes dy vende ishte një tjetër pikë e bisedës mes Grubit dhe Zourabichvili, ndërsa u theksua se vetëm gjatë vitit të kaluar dy vendet kanë pasur eksport prej 242.962 euro dhe import prej 102.803 euro, kurse për periudhën e ardhëshme u bisedua që bashkë dy vendet të krijojnë një partneritet biznesi.

Në këtë takim është diskutuar edhe regjimi i vizave mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë, derisa dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se heqja e këtij regjimi do të ketë ndikim pozitiv në lëvizjen e lirë të qytetarëve, bashkëpunimi në fushën e kulturës, turizmit dhe ekonomisë si dhe investime të ndryshme nga të dyja palët.

Aktivitete

Grubi – Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të vazhdojnë dialogun për zgjidhjen e shpejtë të kontestit
AKTIVITETE

Grubi – Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të vazhdojnë dialogun për zgjidhjen e shpejtë të kontestit

by e-mpsoz
27/05/2022
Në MSP u mbajt panel diskutimi me temë “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”
AKTIVITETE

Në MSP u mbajt panel diskutimi me temë “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”

by e-mpsoz
19/05/2022
Vizita e nxënësve të SHF “Ismail Qemali” në MSP
AKTIVITETE

Vizita e nxënësve të SHF “Ismail Qemali” në MSP

by e-mpsoz
18/05/2022
Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8
AKTIVITETE

Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8

by e-mpsoz
03/05/2022
  • Privacy Policy
  • KONTAKT

mpsoz.gov.mk © 2021

No Result
View All Result
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN

mpsoz.gov.mk © 2021

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar të përdorni këtë faqe në internet ju po jepni pëlqimin që cookie -t të përdoren.Visit our Privacy and Cookie Policy.