mpsoz.gov.mk
Sunday, December 10, 2023
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN
mpsoz.gov.mk
Grubi pret ambasadoren rumune Axinte: Meritojmë datë tani

Grubi pret ambasadoren rumune Axinte: Meritojmë datë tani

09/06/2021
in AKTIVITETE
A A

Shkup, 9 Qershor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Adela Monica Axinte.

Në takim, dy bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje të ndërsjellë që japin dy vendet, derisa ambasadorja Adela Monica Axinte ka theksuar mbështetje të plotë nga vendi i saj për perspektivat europiane të vendit tonë.

Në këtë drejtim, është vlerësuar se ekziston interes strategjik i gjithë rajonit dhe Europës që këto prespektiva të jenë si mesazh i fuqishëm që vendi ynë të vazhdojë më tej rrugën e reformave që janë në të mirë të qytetarëve, e gjithashtu mbi realizimin e qëllimeve strategjike.

Grubi gjatë takimit e ka informuar ambasadoren Axinte për proçeset politike në vend, reformat në sistemin e drejtësisë, procesin e regjistrimit, kurse kanë biseduar për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen diku në fund të vitit si dhe imunizimin që po bëhet në mbarë vendin.

Anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Grubi dhe ambasadorja Axinte e kanë cilësuar si kontribut në sigurinë e gjithë rajonit, derisa kanë përshëndetur politikat zhvillimore të multikulturalizmit si një shembull në korniza të gjera.

“Qytetarë tanë dhe vendi ynë meriton çelje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. I kemi bërë të gjitha dhe tani është rradha e Brukselit ta mban fjalën e vet”, tha Grubi.

Grubi dhe Axinte kanë diskutuar dhe mbi avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sferën e ekonomisë, tregtisë, energjetikës, transportit, turizmit, kulturës dhe arsimit.

Aktivitete

Grubi: E drejta e arsimit në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese dhe është i papranueshëm cënimi i saj
AKTIVITETE

Grubi: E drejta e arsimit në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese dhe është i papranueshëm cënimi i saj

by e-mpsoz
15/11/2023
Grubi – Barton: Thellimi i bashkëpunimit tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, është prioriteti ynë
AKTIVITETE

Grubi – Barton: Thellimi i bashkëpunimit tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, është prioriteti ynë

by e-mpsoz
14/11/2023
“Ditët e Alfabetit”/Grubi: Të reflektojmë mbi rrugëtimin e qendresës e sakrificës për të ruajtur gjuhën nga stuhitë që synonin zhdukjen e saj
AKTIVITETE

“Ditët e Alfabetit”/Grubi: Të reflektojmë mbi rrugëtimin e qendresës e sakrificës për të ruajtur gjuhën nga stuhitë që synonin zhdukjen e saj

by e-mpsoz
14/11/2023
Nga 14 deri më 22 nëntor Ministria për Sistem Politik organizon Edicionin e V-të të manifestimit “Ditët e Alfabetit”
AKTIVITETE

Nga 14 deri më 22 nëntor Ministria për Sistem Politik organizon Edicionin e V-të të manifestimit “Ditët e Alfabetit”

by e-mpsoz
13/11/2023
  • Privacy Policy
  • KONTAKT

mpsoz.gov.mk © 2021

No Result
View All Result
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN

mpsoz.gov.mk © 2021

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar të përdorni këtë faqe në internet ju po jepni pëlqimin që cookie -t të përdoren.Visit our Privacy and Cookie Policy.