mpsoz.gov.mk
Friday, May 27, 2022
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN
mpsoz.gov.mk
Grubi për 22 Nëntor: Parimi i vetëvendosjes për gjuhë, identitet dhe përkatësi nuk përcaktohen me traktate e marrëveshje, por mbi parimet e të drejtës hyjnore

Grubi për 22 Nëntor: Parimi i vetëvendosjes për gjuhë, identitet dhe përkatësi nuk përcaktohen me traktate e marrëveshje, por mbi parimet e të drejtës hyjnore

23/11/2020
in AKTIVITETE
A A

“Populli shqiptar flet nji gjuhë krejt të veten që, tuj lanë mënjanë transformimet e natyrshme të elementëve të cilëve nuk i ka pshtue asnji gjuhë tjetër deri më sot, kurrfare nuk mund të unjisohet me gjuhë të tjera keltike, latine, gjermanike, sllave ose helenike, me përjashtim ku puqet me to me rranjë të bashkueme indo-gjermane. Prej këtej pra rrjedh që që të gjithë ata që e flasin këtë gjuhë, kanë një kombësi krejt më vete e krejt të ndame prej asaj të kombeve të tjera të Europës.”

Pikërisht përmes një pjese të fjalimit të at Gjergj Fishtës të thënë gjatë vitit 1919 në Konferencën e Versajës në Paris, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka nisur fjalimin e tij solemn me rastin e shënimit të 22 nëntorit, ditës së Kongresit të Manastirit dhe të alfabetit të gjuhës shqipe.

Grubi me këtë rast ka thënë se këtë vit shënojmë edhe 80 vjetorin e vdekjes së të madhit Gjergj Fishta, kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit të cilit ia përkushtojmë këtë përvjetor të ditës së alfabetit të gjuhës shqipe.

Zëvendëskryeministri Grubi ka thënë se arsyeja se pse ka zgjedhur këtë profeci ‘fishtiane’ për ta rikthyer në kujtesë sot, është ndër lidhshmëria, vartësia dhe nevoja për t’i rikujtuar pasojat e konferencës së Versajës e cila dështoi që të sjell fundin e arsyeve të luftës së parë botërore dhe nxiti pasoja shtesë të cilat ndjehen fort edhe sot e kësaj dite.

Grubi gjithashtu me rastin e fjalimit solemn të shënimit të 22 Nëntorit, ditës së Alfabetit Shqip ka thënë se fatet e kombeve tona, në vendin tonë janë të ndërlidhura bashkë. Rrugëtimin për liri, drejtësi, barazi, por edhe integrim e kemi të përbashkët.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka rikujtuar se parimi i vetëvendosjes për etni, gjuhë, identitet, përkatësi, nuk mund të përcaktohet me traktate e marrëveshje, por vetëm mbi parimet e të drejtës hyjnore.

Pikërisht, sot më 22 Nëntor, në shënimin e ditës së Alfabetit Shqip, duhet kujtuar se e kaluara nuk guxon të mban peng të ardhmen dhe që metodat dhe vlerat e shekullit 19 nuk kthehen dot në shekullin 21.

Në fund të fjalimit të tij, Grubi në emër të Qeverise së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kujtuar dhe u përkulur para të gjithë burrave e grave të kombit ndër dekada e shekuj, uroi të gjithë shqiptarët për 22 nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit dhe të alfabetit të gjuhës shqipe.

Aktivitete

Grubi – Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të vazhdojnë dialogun për zgjidhjen e shpejtë të kontestit
AKTIVITETE

Grubi – Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të vazhdojnë dialogun për zgjidhjen e shpejtë të kontestit

by e-mpsoz
27/05/2022
Në MSP u mbajt panel diskutimi me temë “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”
AKTIVITETE

Në MSP u mbajt panel diskutimi me temë “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”

by e-mpsoz
19/05/2022
Vizita e nxënësve të SHF “Ismail Qemali” në MSP
AKTIVITETE

Vizita e nxënësve të SHF “Ismail Qemali” në MSP

by e-mpsoz
18/05/2022
Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8
AKTIVITETE

Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8

by e-mpsoz
03/05/2022
  • Privacy Policy
  • KONTAKT

mpsoz.gov.mk © 2021

No Result
View All Result
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN

mpsoz.gov.mk © 2021

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar të përdorni këtë faqe në internet ju po jepni pëlqimin që cookie -t të përdoren.Visit our Privacy and Cookie Policy.