mpsoz.gov.mk
Friday, May 27, 2022
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN
mpsoz.gov.mk
Grubi në Prishtinë takohet me Hoxhaj, apelohet për Regjistrim të DIASPORËS

Grubi në Prishtinë takohet me Hoxhaj, apelohet për Regjistrim të DIASPORËS

19/03/2021
in AKTIVITETE
A A

Prishtinë, 18 mars – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot në Prishtinë është pritur në takim nga u.d kryetar i PDK-së

Bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës si dhe Regjistrimi i popullsisë në RMV, si një nga proceset më të rëndësishme në vend ishte temë e bisedës mes Grubit dhe Hoxhajt.

Në këtë takim është bërë apel deri tek të gjithë shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit që t’i përgjigjen pozitivisht procesit të regjistrimit.

“Në diasporë është duke u realizuar procesi i Regjistrimit dhe e ftova ashtu siç kemi bashkërenduar punët më herët por edhe tash, të dalim në ndihmë si vende njëra-tjetrës se jemi të pandarë, që të ndihmojmë në Regjistrim, sepse rritja e numrave është jetike dhe do të ndikojë në shumë vendime. Diskutuam edhe për nismën e organizimit të mbledhjes së qeverive sepse janë mbi 15 marrëveshje që duhet nënshkruar dhe presim sa më shpejtë formimin e institucioneve të reja të Kosovës. Gjithashtu diskutuam edhe mbi largimin e kufijve mes dy vendeve si në Bllacë e Bellanoc-Stançiq dhe kjo është një e arritur e përbashkët e jona”, kështu ka theksuar Grubi pas takimit me Hoxhaj.

Në anën tjetër apel për t’u Regjistruar ka bërë edhe u.d kryetar i PDK-së, Hoxhaj.

“Në RMV është duke u zhvilluar procesi i regjistrimit dhe temë kryesore ishte që e gjithë diaspora shqiptare nga Ballkani do të duhej të jenë në mbështetje dhe të japin kontribut që sa më shumë shqiptarë të Regjistrohen, ky nuk është proces teknik, por tejet i rëndësishëm që ka të bëj me vendimmarrje. Andaj në emër të PDK-së ftoj gjithë shqiptarët që janë me prejardhje nga RMV që të marrin pjesë në mënyrë aktive në Regjistrimin civil dhe të tregojmë se ne jemi në Ballkan sikurse është faktori gjerman në Evropë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Të dy bashkëbiseduesit Grubi dhe Hoxhaj kanë rënë dakord që sa më parë, menjëherë pas formimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës të nis bashkëpunimi i dy vendeve. Hoxhaj i ka thënë Grubit se si parti opozitare do të përkrahin çdo nismë të qeverisë së Kosovës që ka të bëjë me thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë e RMV-së.

Aktivitete

Në MSP u mbajt panel diskutimi me temë “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”
AKTIVITETE

Në MSP u mbajt panel diskutimi me temë “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”

by e-mpsoz
19/05/2022
Vizita e nxënësve të SHF “Ismail Qemali” në MSP
AKTIVITETE

Vizita e nxënësve të SHF “Ismail Qemali” në MSP

by e-mpsoz
18/05/2022
Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8
AKTIVITETE

Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8

by e-mpsoz
03/05/2022
Grubi: Kryefjala e 100 ditëshit është stabiliteti në kohë të vështira për vendin, rajonin dhe botën
AKTIVITETE

Grubi: Kryefjala e 100 ditëshit është stabiliteti në kohë të vështira për vendin, rajonin dhe botën

by e-mpsoz
29/04/2022
  • Privacy Policy
  • KONTAKT

mpsoz.gov.mk © 2021

No Result
View All Result
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN

mpsoz.gov.mk © 2021

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar të përdorni këtë faqe në internet ju po jepni pëlqimin që cookie -t të përdoren.Visit our Privacy and Cookie Policy.