mpsoz.gov.mk
Friday, May 27, 2022
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN
mpsoz.gov.mk
Grubi në Prishtinë realizoi takim me Haradinaj

Grubi në Prishtinë realizoi takim me Haradinaj

19/03/2021
in AKTIVITETE
A A

Prishtinë, 18 mars – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi është pritur në takim në Prishtinë nga lideri i AAK-së, z. Ramush Haradinaj me të cilin kanë diskutuar për çështje të rëndësishme për të dyja vendet, përfshirë këtu edhe procesin e Regjistrimit, si një nga proceset më të rëndësishme.

Grubi i ka thënë Haradinajt se ai dhe partia që drejton, çdoherë kanë kontribuar për të gjitha proceset që janë nisur në të mirën e shqiptarëve në vend dhe rajon.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi bashkë me kryetarin e AAK-së, z. Haradinaj krahas procesit të regjistrimit kanë diskutuar edhe mbi çështjet tjera siç është bashkëpunimi ekonomik dhe ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë.

“Haradinaj ka një karakteristikë të veçantë sepse është dëshmitarë okular për çështjen madhore mbi lirinë e Kosovës dhe në rajon, andaj dhe përvoja e tij në këtë bashkëpunim të mërgatës shqiptare na vije në ndihmë në mobilizimin e tyre nëpër vendet e botës ku jetojnë familjarët tanë, në mënyrë që edhe sot të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të bëjmë që shqiptarët të regjistrohen. Me Kushtetutë varen edhe të drejtat e popullatës, sigurisht edhe nga përqindja edhe pse ju bind se të drejtat janë të pakthyeshme”, ka theksuar Grubi pas takimit me Haradinaj.

Në anën tjetër krahas apelit që lëshoi z. Haradinaj ai njëherësh ka thënë se procesi i regjistrimit nuk do të ndihmojë vetëm Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe gjithë rajonin.

“Kemi shumë çka të bisedojmë sepse ndajmë ndjenjat dhe vlerat e njëjta dhe kësaj here ai ka ardhur me një kërkesë konkrete, që të mobilizohemi të gjithë dhe të vetëdijesohemi për regjistrimin e popullsisë shqiptare që jeton dhe vepron në mërgatë, ky është proces i qartë dhe i lehtë dhe me këtë ndihmojnë veten, atdheun dhe gjithë rajonin”, ka thënë Haradinaj pas takimit me Grubin.

Në fund të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se marrëdhënie e mira ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë dhe që me formimin e institucioneve të reja të Kosovës, përkatësisht formimit të Qeverisë së re, menjëherë të vazhdojë bashkëpunimi mes dy vendeve, pasi që i njëjti është në favor të dy shteteve tona mike.

Aktivitete

Në MSP u mbajt panel diskutimi me temë “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”
AKTIVITETE

Në MSP u mbajt panel diskutimi me temë “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”

by e-mpsoz
19/05/2022
Vizita e nxënësve të SHF “Ismail Qemali” në MSP
AKTIVITETE

Vizita e nxënësve të SHF “Ismail Qemali” në MSP

by e-mpsoz
18/05/2022
Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8
AKTIVITETE

Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8

by e-mpsoz
03/05/2022
Grubi: Kryefjala e 100 ditëshit është stabiliteti në kohë të vështira për vendin, rajonin dhe botën
AKTIVITETE

Grubi: Kryefjala e 100 ditëshit është stabiliteti në kohë të vështira për vendin, rajonin dhe botën

by e-mpsoz
29/04/2022
  • Privacy Policy
  • KONTAKT

mpsoz.gov.mk © 2021

No Result
View All Result
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN

mpsoz.gov.mk © 2021

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar të përdorni këtë faqe në internet ju po jepni pëlqimin që cookie -t të përdoren.Visit our Privacy and Cookie Policy.