mpsoz.gov.mk
Friday, May 27, 2022
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN
mpsoz.gov.mk
Grubi në inaugurimin e Bit Pazarit: Shkupi është një dhe i përbashkët

Grubi në inaugurimin e Bit Pazarit: Shkupi është një dhe i përbashkët

03/09/2021
in AKTIVITETE
A A

Shkup, 3 Shtator – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Zaev, ministra nga kabineti qeveritarë, kryetari i Shkupit z. Petre Shilegov dhe ai i Çairit z. Visar Ganiu, sot kanë bërë hapjen solemne të investimit të ri në tregun e Bit Pazarit.

“Të nderuar investitorë, i nderuar kryeministër, kolegë, kryetari i Shkupit Shilegov, i nderuar Visar, dhe gjithë ju mysafirë të dashur, media, qytetarë. Kam kënaqësi të madhe të marr pjesë sot në lëshimin në përdorim të një projekti të premtuar për rregullimin e njërës prej simboleve historike të Shkupit, i cili siguron kushte humane pune për të gjithë tregtarët në tregun më të madh në vend. I përgëzoj investitorët, tregtarët por edhe qytetarët për përfundimin e këtij projekti. Më gëzon fakti që jemi pjesë e një historie të ndryshme për Shkupin, të cilën gjithashtu do ta quaja edhe unitet”, ka theksuar kështu Grubi në fjalimin e tij.

Sipas tij, sot jemi dëshmitarë të transformimit të një tregu shumë modern i cili është dhe simbol tradicional ekonomik i Shkupit.

“Shkupi sot është ajo që kemi ëndërruar gjithmonë ta kemi, një për të gjithë, të majtë dhe të djathtë, megjithatë të plotë, jo tonën dhe tuajën. Urime Visarit dhe Petres të cilët ndërtojnë unitet dhe të ardhme dhe jo të kaluar dhe ndasi. Sot jemi dëshmitarë të transformimit të një tregu që ka funksionuar prej shumë vitesh, do të thoja si një treg i improvizuar, pa kushte dhe parking të veçantë. Bit Pazari është simboli tradicional ekonomik i Shkupit, i cili për shkak të vendndodhjes së tij, i bashkuar me Çarshinë e vjetër të Shkupit është vend simbolik në gjithë vendin. Një vend modern, i pastër dhe i rregulluar për të treguar, kjo është ajo që u ofrohet qytetarëve, sepse qytetarët tanë e meritojnë”, ka thënë mes tjerave, Grubi.

Aktivitete

Në MSP u mbajt panel diskutimi me temë “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”
AKTIVITETE

Në MSP u mbajt panel diskutimi me temë “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”

by e-mpsoz
19/05/2022
Vizita e nxënësve të SHF “Ismail Qemali” në MSP
AKTIVITETE

Vizita e nxënësve të SHF “Ismail Qemali” në MSP

by e-mpsoz
18/05/2022
Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8
AKTIVITETE

Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8

by e-mpsoz
03/05/2022
Grubi: Kryefjala e 100 ditëshit është stabiliteti në kohë të vështira për vendin, rajonin dhe botën
AKTIVITETE

Grubi: Kryefjala e 100 ditëshit është stabiliteti në kohë të vështira për vendin, rajonin dhe botën

by e-mpsoz
29/04/2022
  • Privacy Policy
  • KONTAKT

mpsoz.gov.mk © 2021

No Result
View All Result
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN

mpsoz.gov.mk © 2021

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar të përdorni këtë faqe në internet ju po jepni pëlqimin që cookie -t të përdoren.Visit our Privacy and Cookie Policy.