Grubi fton edhe Vllehët të bëhen pjesë aktive e regjistrimit

Shkup, 26 mars – Ka vazhduar për të tretën ditë me rradhë takimi i Zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi me përfaqësues të komuniteteve këtë herë me atë vlleh me të cilët është diskutuar për çështjen e regjistrimit në vend, si një nga proceset e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Grubi ka theksuar se ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive vazhdon të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjithë komunitetet në vend si një portë në të cilën ata mund të gjejnë mbështetje pasiqë vetëm në këtë mënyrë shoqëria në vend mund të jetë e barabartë.

Senzibilizimi dhe mobilizimi për regjistrim të popullatës ishte pika kryesore e diskutimit mes bashkëbiseduesve me theks të veçantë tek komuniteti vlleh.

Përfaqësuesit e komunitetit vlleh si dhe të tjerët duhet në formë aktive të përfshihen sa më shumë dhe institucionet e vendit ju qëndrojnë në dispozicion të plotë për t’ju ndihmuar.