mpsoz.gov.mk
Sunday, December 10, 2023
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN
mpsoz.gov.mk
Grubi: Është koha për vendime të guximshme dhe pajtim

Grubi: Është koha për vendime të guximshme dhe pajtim

09/05/2023
in AKTIVITETE
A A

Shkup, 9 maj – Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi në shënimin solemn të Ditës së fitores kundër fashizmit dhe Ditës së Europës ka potencuar rëndësinë e madhe që ka pasur për përparimin e vendit politikëbërja e guximshme që nga shpallja e pavarësisë së vendit.

Grubi në fjalimin e tij ka rikujtuar në mënyrë kronologjike të gjitha sfidat nëpër të cilat me sukses ka kaluar Maqedonia e Veriut, si vend gjithmonë i përkushtuar për të ruajtur orientimin drejt dyerve të Europës.

Ai potencoi se kjo përbërje e Qeverisë ka liderë që janë të gatshëm të fillojnë procesin e pajtimit dhe të ndërmarrin vendime të guximshme për të ardhmen e vendit. Poashtu, Grubi apeloi për bashkim në synimin për të krijuar të ardhme europiane për qytetarët e vendit.

Në vazhdim ju sjellim të plotë fjalimin e Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi:

Do të flas sot shkurt për guximin dhe pajtimin. Kontinenti ynë në të gjithë historinë e tij ka pasur 2/3 e periudhës së saj në kohëra lufte, vetëm 1/3 e historisë së kontinentit europian ka qenë paqe dhe paqja ka ardhur kur njerëzit u bënë bashkë me guxim dhe ndërmorrën vendime të guximshme që të pajtohen. Për guxim dhe pajtim.

Duheshin liderë dhe qytetarë të guximshëm nga të gjitha vendet tona përgjatë kontinentit që të ngrihen në këmbë kundër fashizmit, agresionit, luftës dhe pas pajtimit u desht që të bëheshin bashkë për të realizuar projektin më të madh europian në historinë e kontinentit.
Në vitin 1991 u desht që liderë të guximshëm të vendit tonë të deklarojnë pavarësinë dhe të arrihet pajtimi mes  komuniteteve të saj që të lëvizim përpara për të ndërtuar një shtet të përbashkët.

Në vitin 2001 duhej që gra dhe burra të guximshëm të bëjnë marrëveshje paqeje, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe pastaj të arrihet pajtimi mes nesh, për të vazhduar përpara duke marrë statusin e kandidatit për integrim në Bashkimin Europian.

E njejta ndodhi me Marrëveshjen e Prespës, duheshin liderë dhe qytetarë të guximshëm që të pajtohemi me fqinjët tanë, për të arritur Marrëveshjen e  Prespës, për të ndryshuar Kushtetutën dhe për t’u bërë më pas anëtarë të NATO-s në këto kohëra të turbullta për kontinentin tonë.

Duhen sërish liderë të guximshëm dhe proces pajtimi për të përfunduar procesin tonë si një vend anëtar i Europës. Në këtë Qeveri kemi liderë që janë të gatshëm të fillojnë procesin e pajtimit dhe të ndërmarrin vendime të guximshme për të ardhmen e vendit tonë, e ardhme si vend anëtar i NATO-s, Europës dhe е orientuar kah bashkësia euro-amerikane. Prandaj, do të doja të kërkoja nga të gjithë ju, me rastin e këtij përvjetori shumë të rëndësishëm, në Ditën e Europës, në Ditën e fitores ndaj fashizmit të bëhemi bashkë dhe të jemi të guximshëm edhe njëherë, të pajtohemi dhe të krijojmë ardhmëri europiane për qytetarët tanë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0gC2dba6n627BZYgFNb3jVEqeuFSmMRt9poYfJfGx3ZRPz9NEFg8zzRrFzJdJ112sl&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz

Aktivitete

Grubi: E drejta e arsimit në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese dhe është i papranueshëm cënimi i saj
AKTIVITETE

Grubi: E drejta e arsimit në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese dhe është i papranueshëm cënimi i saj

by e-mpsoz
15/11/2023
Grubi – Barton: Thellimi i bashkëpunimit tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, është prioriteti ynë
AKTIVITETE

Grubi – Barton: Thellimi i bashkëpunimit tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, është prioriteti ynë

by e-mpsoz
14/11/2023
“Ditët e Alfabetit”/Grubi: Të reflektojmë mbi rrugëtimin e qendresës e sakrificës për të ruajtur gjuhën nga stuhitë që synonin zhdukjen e saj
AKTIVITETE

“Ditët e Alfabetit”/Grubi: Të reflektojmë mbi rrugëtimin e qendresës e sakrificës për të ruajtur gjuhën nga stuhitë që synonin zhdukjen e saj

by e-mpsoz
14/11/2023
Nga 14 deri më 22 nëntor Ministria për Sistem Politik organizon Edicionin e V-të të manifestimit “Ditët e Alfabetit”
AKTIVITETE

Nga 14 deri më 22 nëntor Ministria për Sistem Politik organizon Edicionin e V-të të manifestimit “Ditët e Alfabetit”

by e-mpsoz
13/11/2023
  • Privacy Policy
  • KONTAKT

mpsoz.gov.mk © 2021

No Result
View All Result
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN

mpsoz.gov.mk © 2021

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar të përdorni këtë faqe në internet ju po jepni pëlqimin që cookie -t të përdoren.Visit our Privacy and Cookie Policy.