mpsoz.gov.mk
Friday, May 27, 2022
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN
mpsoz.gov.mk
Edi Rama pret Artan Grubin me porosinë: census.stat.gov.mk

Edi Rama pret Artan Grubin me porosinë: census.stat.gov.mk

23/03/2021
in AKTIVITETE
A A

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Shqipëri, sot ka takuar kryeministrin, z. Edi Rama.

Grubi ka falënderuar z. Edi Rama për pritjen vëllazërore në kryeministri por dhe për kontributin e tij që nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare që rezultoi në arritje të mëdha.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu i ka thënë Ramës së është për tu përshëndetur fakti që midis dy vendeve tona nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë çështje të hapur, por përkundrazi të gjitha sukseset pothuajse i kemi të përbashkëta, si hapërimin drejt anëtarësimit në NATO, ashtu edhe tash rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Grubi dhe Rama kanë diskutuar edhe rreth kontestit i cili muajve të fundit është ri aktualizuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, ku u dakorduan se problemet dhe çështjet e hapura ndërmjet fqinjëve duhet të tejkalohen përmes dialogut.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe kryeministri Rama gjatë takimit kanë këmbyer mendime edhe Korridorit 8, projekt ky për të cilin z. Rama tha se në Shqipëri është prioritet i Qeverisë pasi që është në të mirën e vendit por dhe të mbarë rajonit, kurse Grubi nga ana e tij ka informuar Ramën se edhe në Maqedoni të Veriut po punohet në drejtim që sa më shpejt të përfundoj ndërtimi i këtij korridori.

Të dy bashkëbiseduesit, zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe kryeministri Rama kanë vlerësuar lartë përkushtimin e deritanishëm të diasporës së Maqedonisë së Veriut pasi që për më pak se një muaj pozitivisht ftesës për Regjistrim i janë përgjigjur më tepër se 130.000 banorë.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama në fund të këtij takimi kanë shkëmbyer mendime dhe kanë diskutuar edhe rreth situatës në rajon por edhe rreth mundësive të reja të zgjerimit të bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Aktivitete

Në MSP u mbajt panel diskutimi me temë “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”
AKTIVITETE

Në MSP u mbajt panel diskutimi me temë “Gjendja aktuale e gjuhës dhe arsimit të vllehëve në Maqedoninë e Veriut”

by e-mpsoz
19/05/2022
Vizita e nxënësve të SHF “Ismail Qemali” në MSP
AKTIVITETE

Vizita e nxënësve të SHF “Ismail Qemali” në MSP

by e-mpsoz
18/05/2022
Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8
AKTIVITETE

Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8

by e-mpsoz
03/05/2022
Grubi: Kryefjala e 100 ditëshit është stabiliteti në kohë të vështira për vendin, rajonin dhe botën
AKTIVITETE

Grubi: Kryefjala e 100 ditëshit është stabiliteti në kohë të vështira për vendin, rajonin dhe botën

by e-mpsoz
29/04/2022
  • Privacy Policy
  • KONTAKT

mpsoz.gov.mk © 2021

No Result
View All Result
  • .
  • MINISTRIA
    • MINISTËR
    • Zëvendësministër
    • PËR MINISTRINË
    • SEKRETAR SHTETËROR
  • DOKUMENTE
    • KONTAKT PËRSON PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËRSONALE
    • QASJE NË INFORMATA ME KARAKTER PUBLIK
    • RREGULLORJA PËR MBROTJE NGA PARAQITJA E BRENDSHME
    • RREGULLORJA PËR ORGANIZIM TË BRENDSHËM
  • FINANCAT
    • EKSTRAKTI PËR REALIZIMIN E BUXHETIT
    • BUXHETI
    • PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E REALIZUARA
    • PLANI PËR PROKURIME PUBLIKE
    • KONTRATAT E LIDHURA
  • ORGANOGRAMI
    • KOMPETENCAT
    • DETYRAT DHE KOMPETENCAT E MINISTRISË
  • INFORMACIONE
    • AKTIVITETE
    • PRESS
    • VIDEO
    • FOTO GALERIA
  • ARKIVA
  • MK
  • EN

mpsoz.gov.mk © 2021

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar të përdorni këtë faqe në internet ju po jepni pëlqimin që cookie -t të përdoren.Visit our Privacy and Cookie Policy.