Për Ministrinë

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i kryen punët që kanë të
bëjnë me:

  • funksionimin e sistemit politik,
  • sigurimin dhe koordinimin e mbështetjes së Qeverisë në realizimin e prioritetit strategjik të lidhur me detyrimet që dalin nga Marrëveshja Kornizë,
  • sigurimin dhe realizimin e mjeteve financiare të nevojshme për zhvillim të suksesshëm të procesit të realizimit të detyrimeve të cilat dalin nga Marrëveshja Kornizë në kuadër të Buxhetit të Republikës së
    Maqedonisë dhe nga donatorët,
  • sigurimin e koordinimit dhe harmonizimin e punës së organeve të administratës shtetërore për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë,
  • avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive si grup i shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili tradicionalisht jeton në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast pjesëtarët e tij kanë veçori të ndryshme etnike, gjuhësore, kulturore, religjioze e të tjera dhe i mban dëshira për mbrojtje dhe kultivim të atyre veçorive,
  • ndjekjen dhe zbatimin e të drejtës së përdorimit të gjuhëve dhe alfabeteve të bashkësive,
  • garantimin e mbrojtjes së identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të bashkësive,
  • bashkëpunimin ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me jetën politike dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive,
  • çështje tjera që kanë të bëjnë me jetën politike dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive,
  • bashkëpunimin dhe harmonizimin e të dhënave nga evidenca në kompetencë të vet me Entin Shtetëror të Statistikës,
  • bashkëpunimin dhe kryerjen e punëve profesionale për nevojat e organeve të pushtetit shtetëror dhe lokal, në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në organet
    tjera shtetërore të themeluara në bazë të Kushtetutës dhe ligjit dhe në institucionet që kryejnë veprimtari nga sfera e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijës, sportit si dhe në veprimtari tjera me interes publik të përcaktuar me ligj, e të organizuara si agjenci, fonde, institucione publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga Qyteti i Shkupit, si dhe nga komunat e Qytetit të Shkupit,
  • ndjekjen e gjendjes në marrëdhëniet ndërmjet bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut në nivel nacional, në rajone dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe përgatitjen e raporteve dhe rekomandimeve në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në Komitetin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive,
  • dhënien e mbështetjes institucioneve në realizimin e obligimeve të këtij ligji,
  • promovimin dhe marrjen e masave për avancimin e gjuhës që e flasin së paku 20% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • përgatitjen e materialeve profesionale analitike nga kompetenca e vet për nevojat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • dhënien e mbështetjes së Qeverisë në sigurimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve që u takojnë të gjitha bashkësive në organet e administratës shtetërore,
  • dhënien e mbështetjes në përgatitjen e metodologjisë për miratimin e planeve aksionale të Qeverisë në sferën e përfaqësimit të drejtë gjatë punësimit,
  • dhënien e mbështetjes në koordinimin e aktiviteteve me organet e administratës shtetërore dhe me donatorët dhe
  • kryen edhe punë tjera të përcaktuara me ligj.

Në përbërje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive janë:

  • Drejtoria për zhvillim dhe avancim të arsimit në gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive;
  • Drejtoria për afirmim dhe avancim të kulturës së pjesëtarëve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë.
Shares