Sekretar Shtetëror

Rami Qerimi

Rami Qerimi ka lindur më 18.06.1965 në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Shkollën fillore e ka mbaruar në “Petar Zdravkovski-Penko”, të mesmen në gjimnazin “Zef Lush Marku”, kurse studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë.

Qerimi gjithashtu në vitin 2009 ka nisur studimet në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Tetovës, ku gjatë vitit 2012 ai përfundon me sukses studimet e ciklit të dytë dhe merr titullin magjistër i drejtësisë.

Karrierën profesionale e filloi në sektorin privat, pastaj nga viti 2000 deri në vitin 2002 ka qenë i angazhuar në organizatën ndërkombëtare Gallup International. Gjatë kësaj periudhe Qerimi ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar në bashkëpunimin me institucionet kyçe në Maqedoni të Veriut.

Qerimi më pas karrierën e tij e ka vazhduar në Drejtorin e të Hyrave Publike në Shkup edhe atë gjatë periudhës 2003-2005 ka ushtruar funksionin e zëvendësdrejtorit.

Më pas Rami Qerimi në zgjedhjet lokale të vitit 2005 bëhet kryetar i komunës së Tearcës dhe ushtron këtë post një mandat katër vjeçar. Gjatë kësaj periudhe Qerimi ka qenë njëkohësisht dhe anëtar i bordit drejtues të Bashkësisë së Njësive për Vetëqeverisje Loklale (BNJVL), anëtar i komisionit qeveritar për kalimin në fazën e dytë të decentralizimit fiskal, anëtar i Kongresit për autoritetet Lokale dhe Regjionale-Këshilli Evropian-Strasburg dhe anëtar i NALAS-it (Network of Associations of Local Authorities of South Eastern Europe).

Rami Qerimi pas përfundimit të mandatit si kryetar i Komunës së Tearcës, karrierën e tij e ka vazhduar në Qendrën rajonale të Pollogut, ku gjatë viteve 2009-2010 ka qenë drejtor i kësaj qendre. Më pas Qerimi ka vazhduar angazhimin e tij në komunën e Çairit ku deri në vitin 2014 ka qenë udhëheqës i departamentit juridik, kurse nga viti 2014 e deri në vitin 2017 ka ushtruar pozitën e Sekretarit të përgjithshëm të Komunë së Çairit.

Në vitin 2018, z.Rami Qerimi emërohet Drejtor i Ndërmarrjes Publike “Shkupi Vjetër” dhe këtë post e mban deri në vitin 2020 kur edhe emërohet sekretar në ministrin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Fletë gjuhën shqipe (gjuhë amtare), gjuhën maqedonase, gjuhën serbo kroate, gjuhën angleze dhe gjuhën italiane.

Shares